Aktualitet

Trafik ndërkombëtar armësh/ SPAK aksion në Tiranë, GJKKO lëshon 6 masa sigurie

Mësohet se aksioni është bërë si goditje kundër një grupi te strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve.

1 Gusht 2024, 12:20 Nga I.A
Trafik ndërkombëtar armësh/ SPAK aksion në Tiranë,
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një aksion ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se aksioni është bërë si goditje kundër një grupi te strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve.

Gjithsej bëhet me dije se SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të lëshojë 6 masa sigurie. Ndërkohë që është bllokuar gjithashtu një sasi masive me municione dhe armatime. Operacioni i SPAK është ende në vijim, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar për ngjarjen. 

spak aksion ne tirane

Sondazh

Poll