Aktualitet

U prangos disa muaj më parë në Dubai, GJKKO lëshon urdhër-arresti dhe për 'Darin e Elbasanit'

Mësohet se 40 vjeçari nga Elbasani me disa emra Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, është shpallur në kërkim për plagosje e rëndë me dashje dhe është dënuar nga gjykatat shqiptare me katër vite burg. 

31 Korrik 2024, 11:28 Nga I.A
U prangos disa muaj më parë në Dubai, GJKKO lëshon
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë arresti dhe për 'Darin e Elbasanit' të arrestuar disa muaj më parë në Dubai. Mësohet se 40 vjeçari nga Elbasani me disa emra Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, është shpallur në kërkim për plagosje e rëndë me dashje dhe është dënuar nga gjykatat shqiptare me katër vite burg. 

'Dari i Elbasanit' dhe vëllezërit e tij, Ervini dhe Francis Bako kanë dalë nga dëshmia e dhënë në SPAK nga Nuredin Dumani, i cili ekspozon si financues, për vrasjen e Arjan Spahisë në Belgjikë, ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh dhe planet për të vrarë Erion Alibejn. 

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin. Madje vëllezërit Bako i ofruan Nuredin Dumanit 300 mijë euro për të ekzekutuar vrasjen e Arjan Spahisë, i cili u vra në Belgjikë. 

hajdar hysa operacion i spak hajdar bako hajdar copja

Sondazh

Poll