Aktualitet

Pirro Vëngu u emërua në krye të ministrisë së Mbrotjes, Kreshnik Bajraktari merr drejtimin e Portit të Durrësit

Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

31 Korrik 2024, 11:07 Nga r.ll
Pirro Vëngu u emërua në krye të ministrisë së
kreshnik bajraktari

DURRËS- Kreshnik Bajraktari është emëruar drejtor i ri i Portit të Durrësit. Bajraktari është pasardhës i Pirro Vëngut, i cili tashmë do të jetë në krye të ministrisë së Mbrojtjes.

Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.

Emërimi i tij u bë ditën kur u hap gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

kreshnik bajraktari pirro vengu porti i durresit

Sondazh

Poll