Aktualitet

U shpall në kërkim sot për pengmarrje/ Kush është Hektor Xheçuka, pjesë e grupit kriminal të Ervis Martinajt dhe vrasësi i Emiljano Boçit

Xheçuka bashkë me 6 persona të tjerë mes tyre ish-presidenti i Klubit të Kamzës, Naim Qarri, kanë kërcënuar personin e marrë peng për dhënie pasurie. 

31 Korrik 2024, 10:41 Nga r.ll
U shpall në kërkim sot për pengmarrje/ Kush është
hektor xhecuka

TIRANË- Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka është në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet për pengmarrje dhe kanosje të një 35-vjeçari. Xheçuka bashkë me 6 persona të tjerë mes tyre ish-presidenti i Klubit të Kamzës, Naim Qarri, kanë kërcënuar personin e marrë peng për dhënie pasurie. 

Masa "arrest në burg" është ekzekutuar për Tori (Hektor) Xhecuka (në kërkim), Aleksandër Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta (në kërkim). Masa "arrest shtëpie" është ekzekutuar për Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

Kush është Hektor Xheçuka?

Për autoritetet Hektor Xheçuka nuk është një emër i panjohur, përkundrazi listohet te eksponentët kryesorë të krimit në vend. 36-vjeçari është pjesë e grupit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe dyshohet si vrasës me pagesë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Komunikimet në aplikacionin Sky ECC zbuluan se ai kishte marrë përsipër rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të të fortit të Niklës, Durim Bami për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur prej gati 2 vitesh.

Hektor Xheçuka gjithashtu u arrestua në 5 tetor të 2018-së, si vrasësi i Emiljano Boçit, por u lirua pas 5 muajsh nga burgu, pasi nuk janë gjetur prova bindëse për ta akuzuar për vrasjen e Emiljano Boçit. Xheçuka u dyshua si vrasës me pagesë për të kryer ekzekutimin e Emiljano Boçit, për llogari të një grupi rival në fushën e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike me operim në Hollandë, aty ku dyshohet të ketë patur aktivitet dhe grupi i Boçit. 

Si u vra Emiljano Boçi në 14 janar të 2018-së

Emiljano Boçi u vra më 14 janar 2018, në zonën e ish-parkut të Autobusave. Ai u qëllua për vdekje në automjetin e tij menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet i shoqëruar nga e dashura e tij dhe miku i tij Melvin Disha, 27-vjeç i cili mbeti i plagosur. Autori e qëlloi nga pjesa e pasme e makinës “Range Rover” në drejtim të vendit të shoferit.

E dashura e tij iu shpëtoi plumbave për mrekulli, dhe më pas njoftoi policia. Në atë kohë, burime nga policia sqaruan se pistat e hetimit ishin ato të prishjes së pazareve të drogës, pasi 32-vjeçari lëvizte shpesh drejt Holandës dhe Gjermanisë.

hektor xhecuka emiljano boci ervis martinaj

Sondazh

Poll