Aktualitet

EMRI+FOTO/ Dhunoi brutalisht shefin e policisë bashkiake të Bulqizës, arrestohet pas një viti arratie autori 26-vjeçar

Mësohet se Karaj, është dënuar nga Gjykata e Dibrës me burg për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

31 Korrik 2024, 11:17 Nga S.B
EMRI+FOTO/ Dhunoi brutalisht shefin e policisë bashkiake të
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim Elidon Tanci Karaj në Tiranë. Mësohet se Karaj, është dënuar nga Gjykata e Dibrës me burg për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Në vitin 2023 Karaj së bashku me disa persona të tjerë kanë dhunuar brutalisht shefin e policisë bashkiake të Bulqizës E.L, për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë.

EMRI+FOTO/ Dhunoi brutalisht shefin e policisë bashkiake të
Elidon Tanci Karaj

Njoftimi i Policisë:

Falë inteligjencës policore, shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër, lokalizojnë dhe ndalojnë një shtetas me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Lokalizimi".    

Si rezultat i këtij operacioni, në Unazë te Re, ditën e djeshme, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi Elidon Tanci Karaj, 26 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

26-vjeçari, në vitin 2023, në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin shtetasin E. L.

arrestim dhune bulqize

Sondazh

Poll