Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Moti është i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell.

31 Korrik 2024, 07:11 Nga N.F
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti është i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell. Edhe për ditën e nesërme do të ndikohemi nga e njëjta situatë meteorologjike, me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë mesatare-kalimtare, në qendër të vendt në orët e mesditës.


Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-jugperëndim 1-5m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.


Temperaturat parashikohen:


Në zonat malore 15 deri 34°C
Në zonat e ulëta 17 deri 38°C
Në zonat bregdetare 20 deri 36°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll