Aktualitet

Vatra zjarri përfshijnë Gjirokstrën në Malin e Gjerë, flakët rishfaqen në Parkun e Viroit

Mësohet se në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym.

30 Korrik 2024, 21:32 Nga E. D
Vatra zjarri përfshijnë Gjirokstrën në Malin e Gjerë,
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Vatra problematike kanë filluar në orët e mbrëmjesnë në Gjirokastër. Mësohet se në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym.

Ndërkohë problematike në orët e mbrëmjes është edhe rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. Zjarri është rikthyer në periferi të parkut ku ndodhet edhe një lagje e banuar me rreth 50 shtëpi.

Gjithashtu shërbimi zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri si dhe evitimin e rrezikut për banesat. Tymi ka pushtuar edhe të gjithë qytetin e Gjirokastrës, ndërsa era e fortë favorizon avancimin e flakëve.

zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll