Aktualitet

FOTO/ Situata dramatike në Shëngjin, flakët shkrumbojnë banesën tre katëshe

Si pasojë e flakëve një ndërtesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët. Duket se djegia e banesës është favorizuar edhe nga fakti se çatia e saj ishte prej druri, ose me veshje druri.

30 Korrik 2024, 21:47 Nga E. D
FOTO/ Situata dramatike në Shëngjin, flakët shkrumbojnë
banesa e djegur

SHËNGJIN- Situata e zjarreve në Shëngjin vazhdon të jetë problematike në të gjithë vendin, ndërsa era e fortë ka favorizuar flakët të përhapen dhe t’i afrohen banesave apo resorteve buzë detit.

Si pasojë e flakëve një ndërtesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët. Duket se djegia e banesës është favorizuar edhe nga fakti se çatia e saj ishte prej druri, ose me veshje druri.

Gjithashtu situata më problematike në Qarkun e Lezhës është në kurorën e Shëngjinit, për shkak të pishave që digjen shpejt dhe flakët përhapen me lehtësi. Një helikopter dhe dy avionë janë përdorur në orët e pasdites për të izoluar vatrat e zjarrit.

zjarri ne shengjin

Sondazh

Poll