Aktualitet

Digjet automjeti në aksin Sarandë-Livadhja, nuk raportohet për të lënduar

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites pranë fshatit Fanar, bashkia Finiq.

30 Korrik 2024, 21:21 Nga E. D
Digjet automjeti në aksin Sarandë-Livadhja, nuk raportohet për
makina e djegur

FINIQ- Një automjet është djegur në aksin rrugor Sarandë- Livadhja. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites pranë fshatit Fanar, bashkia Finiq. Nga flakët është përfshirë automjeti tip “Mercedes-Benz” me targa AB 876 AC. Gjithashtu kjo ngjarje dyshohet të jetë aksidentale.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Finiqit dhe atyre të Sarandës kanë bërë që zjarri të mos përhapej më tej. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar ndërsa mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme.

djeget mjeti ne finiq

Sondazh

Poll