Politike

Ministri i Jashtëm italian viziton nesër Shqipërinë, takime me Metën e Ramën

10 Dhjetor 2019, 16:17 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm italian viziton nesër Shqipërinë, takime

TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, pritet të vizitojë nesër Shqipërinë.

Luigi Di Maio  do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe me Kryeministrin Edi Rama.

Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Pas takimit me zyrtarët e lartë, ministri italian do të kryejë një vizitë edhe në disa nga vendet e prekura nga tërmeti në vendin tonë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi di maio ministri italian viziton shqiperine luigi di maio ministri italian viziton shqiperine

Sondazh

Poll