Politike

Mall për të vëllain/ Ia vranë në atentat, sot nën hetim për ‘Volvo 4’ ish-deputeti socialist kujton të shkuarën, ri

10 Dhjetor 2019, 15:55 Nga DOSJA
Mall për të vëllain/ Ia vranë në atentat, sot nën

LEZHË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka ka shpërndarë disa foto me vëllanë e tij të ndjerë, Aleksandrin.

Ndër fotot e shpërndara, disa prej tyre janë momente familjare, ndërsa të tjera më miq të afërt. Në një prej tyre është edhe kryeministri i vendit, Edi Rama teksa takonte vëllanë e deputetit të tij për zonën e Lezhës.

Vëllai i tij, Aleksandër Ndoka u gjet në makinën e tij i ekzekutuar me 14 plumba kallashnikovi, pranë banesës në Lezhë më 9 dhjetor të vitit 2017. Sot pas dy vitesh, ekzekutimi i tij ende nuk është zbardhur nga institucioneve përkatëse.

 

Ndërsa emri i Arben Ndokës doli në dosjen e Prokurorisë “VOL-VO 4” nga hetimet për vëllain e tij, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndoka akuzohet për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander ndoka arben ndoka edi rama aleksander ndoka arben ndoka edi rama

Sondazh

Poll