Aktualitet

Në këmbim të parave tentoi të mbyllte një çështje penale, AMP ekzekuton masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë

Më tej bëhet me dije se 46-vjeçari në këmbim të parave tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

30 Korrik 2024, 08:56 Nga N.F
Në këmbim të parave tentoi të mbyllte një
Foto ilustruese

BERAT- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për mes një njoftimi ka bërë me dije se ka ekzekutuar masëne  sigurisë "arrest në shtëpi" ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore. Sipas njoftimit 46-vjeçari me inicialet L. F. akuzohet  për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Më tej bëhet me dije se 46-vjeçari në këmbim të parave tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari. Gjithashtu në njoftim raportohet se përfshirja e ish-oficerit u dokumentua pas disa hetimesh disa mujore nga SPAK.

Njoftimi i plotë:

Berat - Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore L.F, 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon bashkëpunumin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar integritet në rradhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera mbikëqyrëse.

berat amp ish-oficer

Sondazh

Poll