Politike

‘Ekziston letra e Ecoparku’/ Ahmetaj: Rama e ka firmosur drejtpërdrejtë, kur një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar

Ahmetaj ka deklaruar se për këtë fakt që ai tha ekziston letra e firmosur nga Rama.

29 Korrik 2024, 22:34 Nga I.A
‘Ekziston letra e Ecoparku’/ Ahmetaj: Rama e ka firmosur
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtëpërdrejtë në aferën e EcoPark. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në SYRI TV, Ahmetaj ka deklaruar se për këtë fakt që ai tha ekziston letra e firmosur nga Rama.

"EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo. Unë nuk jam gjarpri që pickon në gji, gjarpri është ai, që nxjerr në pritë. Unë e kam defektin në të qenit i drejpërdrejtë. Kam dhe defekte të tjera unë, që nuk e mbaj dot nganjëherë që duhet mbajtur. Po të kam besuar dhe me naivitet kam punuar 24 orë. E kam bërë për Shqipërinë. McGonigal se po lexoja dosjen. E dini që në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll