Politike

Ahmetaj: Edi Rama të tregojë çfarë i kam thënë në korridorin e kryeministrisë për Inceneratorin e Fierit

Ahmetaj ka deklaruar se për inceneratorin e Fierit i ka thënë Ramës në korridorin e kryeministrisë se ishte investim publik deri në fazën fillestare. 

29 Korrik 2024, 22:01 Nga I.A
Ahmetaj: Edi Rama të tregojë çfarë i kam
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ai e ka kundërshtuar ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se për inceneratorin e Fierit i ka thënë Ramës në korridorin e kryeministrisë se ishte investim publik deri në fazën fillestare. 

Pjesë nga Intervista:

Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, pyeteni ta kujtojë. E treta, çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në 31 gusht u firmos Tirana. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Çfarë ka ndodhur me aktorët. A mund ta pyesni këtë kryeministrin e drejtësisë së re, pyeteni të ju kthejë përgjigje. Zero me Elbasanin.

Peka: Zero komunikim për Elbasanin, zero për Fierin ...

Ahmetaj: Për Fierin, investim publik në fazën fillestare të investimit publik, jo të procedurës kam biseduar me të në korridor të kryeministrisë. 

Ahmetaj: Për Tiranën janë letrat, refuzimi. Po, janë letrat.

Peka: Kur e keni refuzuar, çfarë ju ka thënë...

Ahmetaj: Çfarë të më thotë, kush ka punuar me mua që pastaj del në ekran dhe thotë, ai ska folur, ka heshtur, e di shumë mirë që nuk më mbyllet goja. Madje në një moment i kam thënë, edhe publikisht që, ndoshta doja do të jetë dhe armiku im. Nuk më mbyllej goja për këto gjëra.

arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll