29 Korrik 2024, 22:01
Nga I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është një nga 6 emrat e personave përgjegjës nëse atij i ndodh gjë. Në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se janë 6 emra, që nëse i ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime për arsyet. Po ashtu ai ka deklaruar se është akuzuar dhe përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve.
Biseda në studio:
Peka: Kaq ndikim ka mbi Altin Dumanin sipas jush?
Ahmetaj: Jo vetëm mbi Altin Dumanin, por mbi të gjithë strukturën e drejtësisë. I di me detaje, kemi kohë të flasim me emra dhe mbiemra. Do jemi tek takimi i tretë dhe i katërt, unë nuk ndaloj. Ky është një nga 6 emrat, që nëse më ndodh, del dosja dhe rekordet. Po. As nuk dua të ja di fare.
Peka: Ky është një nga 6 emrat ... Edi Rama?
Ahmetaj: Po mo po. Nuk ka rëndësi. Janë 6 emra, që nëse më ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime pse.
Peka: Nëse ju ndodh gjë ju?
Ahemtaj: Po dhe nuk dua të ja di.
Peka: Ju po thoni se diku keni depozituar garancinë...
Ahmetaj: Nuk është garanci, nuk janë të rëndësishme për qytetarët se çfarë kam bërë unë. Unë jam një individ i akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve. Nuk i shkoj, sepse ajo gjëja është bërë kavaletë. E kupton çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator dhe nuk janë paratë. Kontrata me 1 mln dollarë në muaj dhe andej e këtej. Media e përfshirë. A kam thënë tek intervista që ka një strukturë që ja di krahët, por nuk ja di kokën që praktikisht përfshin politikë-media-incenerator. Më vjen keq. Nuk e dua, nuk dua të shoh kënd në situatën që jam. Janë përdorur nga Vjollca Hoxha. Si ka mundësi që TCh nuk flet fare për Eco Parkun. Pse? Ka thënë një ish-krushqia ime se TCH është partizan i antikorrupsionit. Ku e ke? Ka folur 2 muaj për mua. Për asgjë. Janë marrë me jetën time. Pse? Paguar nga inceneratorët, faktet po dalin. Kontratat e shitblerjeve të aseteve të kompanive, i përfshirë drejtori i TCH. Sa herë del ndonjë lajm episodik për mua, TCH nxiton ta nxjerrë, Karlo po, i paguar nga inceneratorët. Të gjithë janë të paguar nga inceneratorët. Edhe ai që ka bërë akuzën e ka deklaruar, ka thënë se më kanë bërë kontratë me Klod Zoton, kanë ngatërruar emrin. Ka bërë me një nga inceneratorët për të më goditur mua. Okej, e bëri, mirë bëri, nuk kam gjë unë me të, është mercenarë.
edi rama arben ahmetaj
Politike
29 Korrik 2024, 21:54
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-numri 2 i Edi Ramës Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeprokurori i SPAK Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai ka...
Politike
29 Korrik 2024, 21:47
I.A
ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj nuk ka kursyer akzuat ndaj kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit si dhe ndaj prokurorëve të tjer&e...
Politike
29 Korrik 2024, 21:43
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Ra...
Politike
29 Korrik 2024, 21:32
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-krahu i djathtë i kryeministrit Rama, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin D...
Politike
29 Korrik 2024, 21:23
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-Zëvendëskryeministri i qeverisë Rama Arben Ahmetaj, ka treguar se Rama ndryshe flet për të...
Politike
29 Korrik 2024, 21:17
I.A
ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka përsëritur se pronarët faktikë të inceneratorëve janë kryeministri Edi Ram...
Politike
29 Korrik 2024, 21:07
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri i qeverisë Rama Arben Ahmetaj, ka treguar se kryeprokurori i SPAK Altin Dumanit e ka sul...
Politike
29 Korrik 2024, 20:58
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka zbuluar sot se ka marrë kërcënime disa herë n&eum...
Politike
29 Korrik 2024, 20:57
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në mbyllje të fjalës së tij sot kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi të gjithë që...
Politike
29 Korrik 2024, 20:51
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me ndryshimet e reja në qeveri. Berisha tha se largimi i minist...