Aktualitet

Djali humb kontaktet me të atin ndërsa bashkëshorti me gruan e tij, policia e Fierit: Po punojmë për gjetjen e tyre

Policia po punon për gjetjen e tyre.

29 Korrik 2024, 15:39 Nga S.B
Djali humb kontaktet me të atin ndërsa bashkëshorti me gruan e
foto ilustruese

FIER- Dy raste të humbjes së kontakteve janë kallëzuar në polici ditën e sotme. Mësohet se në stacionin e policisë Patos, R.A ka kallëzuar humbjen e kontaktit me të atin i cili është larguar nga shtëpia para tri javësh.

Ndërkohë E.R nga Roskoveci, ka kallëzuar humbjen e kontakteve me bashkëshorten e tij e cila para një viti është larguar drejt Francës.

Policia po punon për gjetjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi R. A., i cili kallëzoi se prej tri javësh ka humbur kontaktet me babanë e tij, i cili është larguar nga banesa.

Në Stacionin e Policisë Roskovec është paraqitur shtetasi E. R., i cili kallëzoi se ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, e cila para një viti është larguar në Francë. 

Po punohet për gjetjen e tyre.

humbje policia fier

Sondazh

Poll