Aktualitet

Vranë bariun në stanin e tij më 2007, Apeli dënon me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe bashkëpunëtorin e tij

Në njoftim thuhet se Gjykata vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Apeli ka deklaruar fajtor të pandehurin F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 17 vjet burgim.

29 Korrik 2024, 15:18 Nga M.B
Vranë bariun në stanin e tij më 2007, Apeli dënon me nga 18
Foto ilustruese

VLORA- Vranë Kleo Gërdhuqin në 2007, Gjykata e Apelit ka dënuar me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij pasi akuzohen se në vitin 2007 kanë vrarë Kleo Gërdhuqin në stanin e tij pas një sherri për kullotat në fshatin Bestrovë në vitin 2007.

Në njoftim thuhet se Gjykata vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Apeli ka deklaruar fajtor të pandehurin F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 17 vjet burgim. Gjithashtu në njoftim thuhet se gjykata deklaron  të pandehurin Viktor Omeri, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 17 vjet burgim.

"Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve  luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit V. O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim", thuhet në njoftim.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit

Në përfundim të gjykimit, më datë 24.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si vijon: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve  luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

3. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit F. T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve  luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

6. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit V. O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

vlora

Sondazh

Poll