Aktualitet

Njërit i vjedhin lekët në shtëpi, tjetrit motorin/ Policia e Shkodrës: Po punohet për kapjen e autorëve

Siç raportohet një 39-vjeçar me iniciale A.N ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin, në fshatin Stom Golem.

29 Korrik 2024, 15:35 Nga E. D
Njërit i vjedhin lekët në shtëpi, tjetrit motorin/ Policia e
foto ilustruese

SHKODËR- Dy kallëzime në lidhje me grabitjet janë regjistruar brenda pak orësh në Shkodër. Siç raportohet një 39-vjeçar me iniciale A.N ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin, në fshatin Stom Golem. Ndërkohë një qytetar tjetër me inicialet I. N., 67 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij. Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Me datë 28.07.2024, shtetasi A. N., 39 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin, në fshatin Stom Golem. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Me datë 28.07.2024, shtetasi I. N., 67 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën etij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll