Art&Argëtim

"Kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona"/ Bebe Rexha viziton Dibrën: Rilidhja me rrënjët ishte emocionuese...

Në Instagram, Bebe ka postuar disa foto dhe video nga vizita, ku vëmendjen e mori dreka e shtruar në natyrë me dhjetëra familjarë duke festuar me muzikë dhe kërcim.

29 Korrik 2024, 14:46 Nga S.B
"Kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve
Bebe Rexha

DIBËR- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka vizituar pas 12 vitesh vendlindjen e babait të saj, Dibrën. Në Instagram, Bebe ka postuar disa foto dhe video nga vizita, ku vëmendjen e mori dreka e shtruar në natyrë me dhjetëra familjarë duke festuar me muzikë dhe kërcim.

“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.” shkroi ylli shqiptar në mbishkrimin e fotove.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

bebe rexha diber

Sondazh

Poll