Art&Argëtim

FOTOT/ Brenda rezidencës "all-black" të Orlando Bloom, në shitje për miliona dollarë

Aktualisht prona shitet për 4.9 milionë dollarë, por pritet të rritet me kalimin e ditëve.

29 Korrik 2024, 11:08 Nga S.B
FOTOT/ Brenda rezidencës "all-black" të Orlando Bloom,
Orlando Bloom

SHBA- Një dekadë pasi aktori Orlando Bloom shiti shtëpinë e tij në lagjen Hollywood Hills të Los Anxhelosit për gati 3 milionë dollarë, vendbanimi i yllit të "Lord of the Rings" ka dalë sërish në shitje. Aktualisht prona shitet për 4.9 milionë dollarë, por pritet të rritet me kalimin e ditëve.

Prona kaloi në pronësi të Bloom dhe ish-bashkëshortes së tij, Miranda Kerr, në vitin 2007 pasi ata e blenë atë për gati 2.8 milionë dollarë. Dy vjet më vonë, çifti ishte viktimë e një vjedhjeje nga banda që u bë e njohur si "Unaza Bling" dhe përfundoi duke e shitur atë në 2014 për 3.1 milionë dollarë.

FOTOT/ Brenda rezidencës "all-black" të Orlando Bloom,
Shtëpia e Orlando Bloom

Shtëpia me katër dhoma gjumi në lagjen Outpost Estates u ndërtua në vitet 1940 dhe u rinovua plotësisht.

"Çdo dhomë ka një derë për në kopsht" tha personi që merret me shitjen përmes Berkshire Hathaway.

Pjesa e jashtme përmban një ndërtesë të veçuar që mund të përdoret si studio regjistrimi, palestër ose zyrë, një pishinë e rrethuar nga një oborr me tulla të kuqe dhe një shteg guri që të çon në një zonë me pamje nga dritat e qytetit.

orlando bloom miranda kerr

Sondazh

Poll