Art&Argëtim

Selena Gomez zbulon për herë të parë se çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë: Fytyra më ka ndryshuar për shkak të sëmundjes...

Aktorja 32-vjeçare e nominuar për Emmy ka qenë objekt i spekulimeve të tilla prej vitesh dhe së fundmi ajo ka komentuar në një video në TikTok.

29 Korrik 2024, 12:17 Nga S.B
Selena Gomez zbulon për herë të parë se çfarë
Selena Gomez

SHBA- Këngëtarja Selena Gomez vendosi të tregojë për herë të parë se çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë në fytyrën e saj. Aktorja 32-vjeçare e nominuar për Emmy ka qenë objekt i spekulimeve të tilla prej vitesh dhe së fundmi ajo ka komentuar në një video në TikTok.

“Sinqerisht, e urrej këtë. Fytyra më ka ndryshuar për shkak të sëmundjes. Unë kam bërë vetëm Botox. Kjo është e gjitha, më lini të qetë.” deklaroi Gomez.

Pas vitesh spekulime më në fund këngëtarja dhe aktorja zbuloi se botoxi është e vetmja ndërhyrje estetike në fytyrën e saj. Në komente shumë njerëz ranë dakord me versionin e Gomez duke thënë se për shkak të Lupusit, dhe steroideve që përmbajnë ilaçet, ka të ngjarë që tiparet e fytyrës të ndryshojnë me kalimin e kohës.

@marissathepa Replying to @krstn.fndt my honest opinion on Selena #greenscreensticker #fyp #selenagomez ♬ original sound - Marissa the PA

selena gomez nderhyrje estetike

Sondazh

Poll