Sport

"Paris 2024"/ Kaltra Meça debuton bukur, e katërta në baterinë e saj në 200 m stil i lirë...

28 Korrik 2024, 18:13 Nga DOSJA
"Paris 2024"/ Kaltra Meça debuton bukur, e katërta në

FRANCE - Kaltra Meça, sportistja më e re e delegacionit që përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën Paris 2024, mbylli sot garimin e saj në disiplinën 200m stil i lire në not.

16-vjeçarja e talentuar u rendit e katërta në baterinë e parë, duke mos arritur të siguronte kualifikimin më tej.

Adoleshentja shqiptare, të cilën e pret një e ardhme premtuese, regjistroi kohën 02:12:21 në eliminatore, duke bërë një performancë për t’u duartrokitur si debutuese.

Të martën (30 korrik) do të jetë radha e notarit 18-vjeçar Grisi Koxhaku për të garuar në Lojërat Olimpike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll