Politike

Rama propozon Elisa Spiropalin si kryetaren e re të Kuvendit dhe Çuçin si nënkryetar, Peleshi në krye të grupit të PS

Rama lajmëroi gjithashtu se ka menduar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin si kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

28 Korrik 2024, 14:05 Nga r.ll
Rama propozon Elisa Spiropalin si kryetaren e re të Kuvendit dhe
bledi cuci, elisa spiropali

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij në Kongresin e PS, propozoi emrin e ministres Elisa Spiropali si kryetaren e re të Kuvendit. 

“Do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme t’i japim besimin tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit”, u shpreh Rama para delegatëve të Kongresit të PS.

Gjithashtu propozoi edhe emrin e kreut të grupit parlamentar, Bledi Çuçit si zëvendëskryetar të Kuvendit. Rama lajmëroi gjithashtu se ka menduar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin si kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. 

 

edi rama elisa spiropali bledi cuci

Sondazh

Poll