Politike

"Kur Helena të bëhet kryetare..."/ Batuta e Ramës me Majkon: Pandi i pavdekshëm kushedi sa mund të ketë përcjellë në Sharrë dhe Tufinë se ka mik Lali Erin

Rama komentoi fjalimin e parë në Kongres të anëtares së re të PS, Helenës, të cilën e cilësoi si një udhëheqëse e ardhshme e partisë. 

28 Korrik 2024, 13:39 Nga r.ll
"Kur Helena të bëhet kryetare..."/ Batuta e Ramës me
edi rama

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste nuk ka kursyer edhe batutat gjatë fjalimit të tij para socialistëve në Kongresin e sotëm. Rama komentoi fjalimin e parë në Kongres të anëtares së re të PS, Helenës, të cilën e cilësoi si një udhëheqëse e ardhshme e partisë. 

Mes batutash, ai tha se ndoshta nuk do të jetë në këtë botë kur kjo të ndodhë, por u shpreh se Pandeli Majko, për të cilin tha se është i pavdekshmi i PS-së, do të jetë gjallë. Më tej shtoi se Majko do kujtojë parashikimin e Ramës, pas disa vitesh "se kushedi se sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lalin Erin dhe ia gjen varret aty ku do".

Rama: Po ja lejon vetes një parashikim që koha do ta tregojë, mbase kur unë nuk do jem më dëshmitar i kësaj bote. Ti Helena një ditë më shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thash sapo ta kam hapur një problem. Sepse t’i hyre e panjohur dhe e buzëqeshur, por kur të dalësh do të kesh sy që nuk do të shikojnë me dashamirësi.

Këtë konsiderojë si një favor, meqë the që s’ke pasur asnjëherë një favor, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk ngjitet dot në majë. Do kem dëshmitar Pandi Majko, kur mos jem më, se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu dhe kur Elena të bëhet kryetar e partisë, Pandi do të dëshmojë para gjeneratës X, që “e ka thënë dikur njëri nga ata, me duket se ishte Edi Rama”, se kushedi se sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lalin Erin dhe ia gjen varret aty ku do.

edi rama kongresi i ps 28 korrik 2024

Sondazh

Poll