Politike

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama për emigrantët: Kontributorë në ekonominë kombëtare, duhej prej kohësh ta gëzonin të drejtën e votës

Ai iu drejtua emigrantëve duke iu thënë se nëse nuk vijnë vetë të votojnë, le ta dërgojnë votën me postë. 

28 Korrik 2024, 13:24 Nga r.ll
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama për emigrantët: Kontributorë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ku përmendi edhe votën e diasporës. Rama i cilësoi emigrantët si kontributorë të mëdhenj në ekonominë kombëtare, ndërsa shtoi se prej kohësh duhet ta gëzonin të drejtën e votës. Ai iu drejtua emigrantëve duke iu thënë se nëse nuk vijnë vetë të votojnë, le ta dërgojnë votën me postë. 

"Shqiptarët e Evropës, janë kontributorë të mëdhenj në ekonominë kombëtare. Duhej prej kohësh ta gëzonin të drejtën e votës. Pavarësisht dëshirës, sanksionimi i kësaj, mori kohë të gjatë, në mungesë të votave të nevojshme. U them bujrum,. Shqipëria është shtëpia juaj, për të investuar, por edhe për të votuar. Nëse nuk vini të votoni këtu, dërgojeni votën me postë”, u shpreh Rama. 

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor u miratuan me 106 vota pro në seancën e fundit të sesionit parlamentar. Miratimi në Kuvend erdhi pas dakordësisë së arritur mes PS dhe PD. Marrëveshja e tyre mori kritika dhe nga disa prej deputetëve të opozitës të cilët votuan kundër saj në Kuvend. 

 

edi rama kongresi i ps 28 korrik 2024

Sondazh

Poll