Politike

Rama në Kongres: Konflikti brutal politik e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese, burimi dihet

Rama tha se burimi i konfliktit dihet, duke akuzuar liderin e opozitës, Sali Berishën se e ka "katandisur PD në një cisternë të ndryshkur helmi". 

28 Korrik 2024, 13:05 Nga r.ll
Rama në Kongres: Konflikti brutal politik e ka kthyer Parlamentin në
edi rama

TIRANË- Në fjalimin e tij para socialistëve, kryeministri Edi Rama pas falenderimeve për Lindita Nikollën, komentoi edhe debatet e herëspashershme në Kuvend. 

Ai tha se konflitki brutal politik e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm. Rama tha se burimi i konfliktit dihet, duke akuzuar liderin e opozitës, Sali Berishën se e ka "katandisur PD në një cisternë të ndryshkur helmi". 

Rama: Konflikti brutal politik që na ka shoqëruar e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi dhe për këdo që politikën e sheh si një mundësi se çfarë ndodh në arenën e saj jo për të hedhur helm fjalësh të liga.


 

Ne mund të gjejmë shumë arsye për të thënë se ai konflikt skandaloz, në atë mexheliz që është prekja e përjavshme e nivelit më të ulët e sjelljes publike nuk është faj ynë, por nuk jemi të pafajshëm. Faji ynë nuk është se jemi burimi i konfliktit, dihet që burimi është i njëjti që doli nga të thellat e historisë së trishte të shqiptarit kundër shqiptarit që kur nisi jeta pluraliste në Shqipëri.

I njëjti që mori peng Shqipërinë sapo ajo u vetëshpall shtet në 1912 e që tanimë e ka katandisur PD në një cisternë të ndryshkur helmi që si bën më punë as dreqit. I njëjti që çorodit jetën politike çdo ditë, që helmon turmën e tij të tkurrur si një sy i verbuar nga drita. Faji ynë është se jo vetëm se nuk kemi bërë dallimin me bartësin e konfliktit, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur për ta bërë të qartë për të gjithë këtë dallim të domosdoshëm.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll