Politike

Xhafaj në Kongresin e PS: Kundërshtarët tanë politikë kanë mbetur në po ata që ishin në shekullin e kaluar, por po marrin...

Ish-ministri u shpreh se opozita edhe vitin e ardhshëm, do të marrin të njëjtin rezultat që kanë marrë deri më tani.

28 Korrik 2024, 12:13 Nga r.ll
Xhafaj në Kongresin e PS: Kundërshtarët tanë politikë
fatmir xhafaj

TIRANË- Kreu i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj ka mabjtur fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

Xhafaj gjatë fjalës së tij për PS nuk la jashtë edhe kundërshtarët e tij politik, të cilët sipas tij kanë mbetur në shekullin e kaluar.

Ish-ministri u shpreh se opozita edhe vitin e ardhshëm, do të marrin të njëjtin rezultat që kanë marrë deri më tani.

Xhafaj në Kongresin e PS: Me gjithë vitet mbi supe, eksperiencën dhe sprovat e një kohë të gjatë, emocionet e daljes para jush, mbeten po ato të herëve të para.

Pyes veten, se sa më shumë kalon koha, kristalizohet akoma më shumë marrëdhënie me këtë familje politike. S’ka shpërblim më të madh që në kohën e duhur ke bërë edhe ti gjënë e duhur falë kësaj force politike.

Si të mos jemi krenar për rrugën që i kemi shtruar vendit tonë, duke mishëruare interesin kombëtar, vullnetin shtet-ndërtues dhe reformat, c’ka ka përcaktuar në esencë vetë ADN-në e PS. Kjo nuk është një klishe, por një fakt i pakundërshtueshëm.

Kjo familje politike, është ajo që 1998 e bëri vendin me të parë Kushtetutë moderne, pavarësisht një bojkoti fuqimisht absurd nga kundërshtarët tanë politikë, që fatkeqësisht që edhe sot vazhdojnë me të njëjtën avaz, me të njëjtin metër, me po të njëjtën mendësi.

Na vjen vërtet shumë keq që kanë mbetur po ata që ishin në shekullin e kaluar, por nuk them dot që më vjen keq, që po marrin po atë rezultat që do të marrin edhe vitin tjetër.

fatmir xhafaj kongresi i ps 28 korrik 2024

Sondazh

Poll