Politike

Kongresi i PS/ Mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve ministrat, delegatët dhe kryeministri Rama

Sipas raportimeve pjesa më e madhe e delegatëve janë mbledhur me herët dhe po kryejnë procesin e verifikimit.

28 Korrik 2024, 11:06 Nga r.ll
Kongresi i PS/ Mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve ministrat,
edi rama

TIRANË- Partia Socialiste mbledh sot Kongresin. Ministrat e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku punimet pritet të nisin rreth orës 11:00. Sipas raportimeve pjesa më e madhe e delegatëve janë mbledhur me herët dhe po kryejnë procesin e verifikimit.

Gjithashtu në Pallatin e Kongreseve ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. 

Bëhet me dije se gjatë Kongresit do të votohet Asambleja e re Kombëtare, e cila del nga delegatët. Asambleja e PS ka rreth 400 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit.  Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin. Veç Ramës pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes. Gjatë kongresit pritet të bëhet edhe një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste.

kongresi i ps 28 korrik 2024

Sondazh

Poll