Politike

"Do të kandidoj për deputet", Meta nis fushatën në qarkun e Tiranës: Partia e Lirise do të marrë të paktën 100 mijë vota

Në një postim në Facebook, Meta ka ndarë video nga takimi me qytetarët e bashkisë Kamëz.

27 Korrik 2024, 19:01 Nga r.ll
"Do të kandidoj për deputet", Meta nis fushatën në
ilir meta ne kamez

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur sot fushatën në qarkun e Tiranës, ku edhe do të kandidojë si deputet në zgjedhjet që do të vijnë.  

Në një postim në Facebook, Meta ka ndarë video nga takimi me qytetarët e bashkisë Kamëz. Ai shprehet se takimet e drejtëpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve do të bëjë të mundur përmbysjen e madhe demokratike.

POSTIMI I PLOTË: 

100 mijë duar për 100 mijë zemra (vota).

Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 Prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për Përmbysjen e Madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë. 

ilir meta tirane kamez

Sondazh

Poll