Aktualitet

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen tre shqiptarë në Francë

Mësohet se të rinjtë trafikonin lëndë narkotike në qytetin Issoire (Puy-de-Dome).

27 Korrik 2024, 17:55 Nga S.B
Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen tre shqiptarë
pamje nga ngjarja

FRANCË- Tre shqiptarë janë arrestuar në Francë. Mësohet se të rinjtë trafikonin lëndë narkotike në qytetin Issoire (Puy-de-Dome).

Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur 1200 euro para cash, 30 gramë kanabis, 16 gramë kokainë si dhe dy peshore precize. Tre shqiptarët të moshave nga 19 deri 25 vjeç, janë lënë në burg në pritje të një vendimi përfundimtar.

france droge

Sondazh

Poll