Bota

Tre orë pyetje, Kadri Veseli flet pas thirrjes në Gjykatën Speciale: UÇK-ja është përballur me gjenocidin serb, ishin vit

10 Dhjetor 2019, 14:43 Nga DOSJA
Tre orë pyetje, Kadri Veseli flet pas thirrjes në Gjykatën

KOSOVË– Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përfunduar intervistimin e tij që ka zgjatur më shumë se 3 orë në Gjykatën Speciale të Hagës. 

Pasi ka dalë nga ambientet e Gjykatës, Veseli ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat por nuk ka dhënë detaje nga marrja në pyetje. 

“Siç kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim. E kam përfunduar intervistën. Vitet 90’ kanë qenë të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik, dmth për gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu kemi kundërvënë, Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me spatrimin etnik, të cilën ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”, ka thënë Veseli para gazetarëve.

Ftesa për në Speciale, për ish-komandatin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shkoi që më 7 nëntor, megjithatë edhe para gazetarëve Veseli nuk ka bërë me dije se në çfarë statusi ishte intervistuar nga hetuesit.

Deri më tani Gjykata Speciale ka thirrur për të marrë në pyetje rreth 100 persona, të gjithë ish-udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë pyetur lidhur me veprimtarinë e tyre gjatë kohës së luftës kundër Serbisë.

Ndër të intervistuarit ka qënë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për këtë arsye dha dorëheqjen nga posti. Haradinaj tha se dëshironte që të shkonte pa asnjë status funksionari, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat u fituan nga Albin Kurti. 

Çfarë është Gjykata Speciale?

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011. Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli kadri veseli thirret ne hage kosove lufta kosove serbi kadri veseli kadri veseli thirret ne hage kosove lufta kosove serbi

Sondazh

Poll