Bota

Kapet ferma e kanabisit në Serbi, prodhoi 4 ton, opozita nuk i ndal akuzat: I përfshirë Vuçiç me vëllain e tij

9 Dhjetor 2019, 20:02 Nga DOSJA
Kapet ferma e kanabisit në Serbi, prodhoi 4 ton, opozita nuk i ndal akuzat:

SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe vëllai i tij Andrej akuzohen se janë pronarë të një plantacioni kanabisi.

Ka qënë një zyrtar i lartë në administratën serbe, ai që akuzuar kreun e shtetit se i ka kërkuar që të pastrojë çdo shenjë që vërteton akuzat e opozitës.

Prej kohësh, partitë opozitare në Serbi akuzojnë Vuçiçin dhe të vëllain se ‘drejtonin’ një fermë, e cila prodhonte kanabis. Sipas tyre, ferma e kanabisit deri kur u zbulua kishte  prodhuar plot 4 ton lëndë narkotike.

Policia arrestoi pronarin, i cili kishte kërkuar subvencione shtetërore për rritjen e kërpit por ende nuk ka prova se ai është mbështetur financiarisht dy vëllezërit.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Vuçiç, i cili ka mohuar kategorikisht akuzat: E gjithë çështja është të tregoni se kush gënjen. Thjesht duhet t’u tregojmë njerëzve se çfarë lloj gënjeshtarësh janë këta njerëz.

Mëgjithatë opozitarët këmbëngulin se Vuçiç ka përdorur padrejtësisht pozicionin e tij duke shfrytëzuar mediat shtetërore për të forcuar mesazhet e tij dhe për të lënë në hije rivalët e tij.

Marrë nga Bloomberg

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic andrej vucic ferma e aleksandër vuçiç aleksander vucic andrej vucic ferma e aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll