Bota

Thahet për herë të parë ujëvara Victoria (FOTO+VIDEO)

10 Dhjetor 2019, 07:48 Nga DOSJA
Thahet për herë të parë ujëvara Victoria (FOTO+VIDEO)

AFRIKË- Pas shumë  dekadash ujëvara Victoria është tharë si rrallë herë  më parë për shkak të motit  të nxehtë që ka përfshirë vendin këtë periudhë.

Kjo është edhe thatësira e vetme  gjatë këtij shekulli që ka ngadalësuar ujëvarat, e ndërkohë nxit  frikën e ndryshimit të klimës, ku për pasojë mund të shkatërrojë një nga atraksionet më të mëdha turistike të rajonit.

Kjo është një ndër ujvarat më të bukura e mahnistëse në botë, mes Zambisë dhe Zimbabve.

Përmes fotove kuptohet që sasia e ujit ka ndryshuar në pak muaj, ku po të shohësh fotografitë e janarit të këtij viti me fotot e këtij dhjetori shihet që nuk ka më ujë.

Turistët në këtë zonë janë të shumtë, pasi bukuria e këtij vendi është  pikasur gjithmonë  nga guidat  më të mëdha në botë.

 “Vitet e kaluara ka pasur thatësira, por jo si kjo. Kjo është hera jonë e parë për të parë diçka të tillë.”- është shprehur një shitës suvenirësh,  Dominic Niambe.

 

Burimi: Theguardian  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota thahet ujëvara victoria ujëvara victoria thahet ujëvara victoria ujëvara victoria

Sondazh

Poll