Art&Argëtim

Shkëlqeu në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, reagon Celine Dion: E lumtur të kthehem në qytetin tim të preferuar, zemra ime është me ju...

Kjo ngjarje shënoi një moment historik të rëndësishëm, që erdhi 28 vite pas debutimit të saj olimpik në Lojërat e Atlantës 1996.

27 Korrik 2024, 19:24 Nga S.B
Shkëlqeu në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike,
Celine Dion

PARIS- Këngëtarja ikonë Celine Dion ka shprehur gëzim të jashtëzakonshëm pas rikthimit befasues në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris 2024. Këngëtarja kanadeze, e cila po lufton me sindromën e rrallë dhe të pashërueshme të personit të ngurtë, e mbylli ceremoninë me një performancë mahnitëse në majë të Kullës Eiffel.

Kjo ngjarje shënoi një moment historik të rëndësishëm, që erdhi 28 vite pas debutimit të saj olimpik në Lojërat e Atlantës 1996. Performanca rrëqethëse e Dion la shumë të përlotur teksa ajo këndoi "Hymne a L'amour".

Shkëlqeu në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike,
Celine Dion

Interpretimi i saj i fuqishëm, i shoqëruar me sfondin ikonik të Kullës Eiffel, magjepsi audiencën dhe shikuesit anë e mbanë botës. Pas performancës së saj, Dion ndau përjetimet në një mesazh të përzemërt në X duke shprehur nderin dhe gëzimin e saj që u rikthye në Paris, një nga qytetet e saj të preferuara.

Ajo vlerësoi atletët për përkushtimin dhe këmbënguljen e tyre, duke i inkurajuar ata të jenë krenarë për arritjet e tyre pavarësisht nga rezultati. Ndërsa Dion vazhdon rrugëtimin e saj, ajo mbetet një fener shprese për shumë njerëz, duke demonstruar se me qëndrueshmëri dhe pasion, është e mundur të kapërcehen edhe sfidat më të frikshme.

celine dion lojerat olimpike

Sondazh

Poll