Art&Argëtim

VIDEO/ Snoop Dogg bëhet viral teksa mban pishtarin e Lojërave Olimpike, lumë memesh ndaj tij

Reperi tërhoqi vëmendjen për mënyrën e veçantë të mbajtjes së pishtarit, i cili u shoqërua me lëvizje kërcimi qesharake.

26 Korrik 2024, 19:34 Nga S.B
VIDEO/ Snoop Dogg bëhet viral teksa mban pishtarin e Lojërave
Snoop Dogg

PARIS- Reperi i njohur amerikan Snoop Dogg ishte një nga fytyrat e njohura që ra në sy me pjesëmarrjen e tij në stafetën e pishtarit olimpik, pak orë para ceremonisë së hapjes. Reperi tërhoqi vëmendjen për mënyrën e veçantë të mbajtjes së pishtarit, i cili u shoqërua me lëvizje kërcimi qesharake.

Ky qëndrim i Snoop Dogg u bë viral në rrjetet sociale, ku disa përdorues kanë prezantuar foto të edituara në formën e memeve në të cilat kanë zëvendësuar pishtarin me... një cigare hashashi.

snoop dogg

Sondazh

Poll