Art&Argëtim

VIDEO/ Rikthehet Celine Dion, dhuron një performancë rrëqethëse nga Kulla Eiffel

Në dhjetor 2020, Celine Dion u diagnostikua me Sindromën e Personit të ngurtë, një çrregullim neurologjik i rrallë dhe kronik që shkakton ngurtësi muskulare dhe ndonjëherë konvulsione të rënda.

27 Korrik 2024, 14:39 Nga S.B
VIDEO/ Rikthehet Celine Dion, dhuron një performancë
Celine Dion

PARIS- Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit përfundoi me një moment prekës teksa këngëtarja ikonike Celine Dion u rikthye në skenë pas katër vitesh mungesë. Ylli 56-vjeçar performoi "Hymne à L'Amour" të legjendares Edith Piaf në Kullën Eiffel, me fansat nga e gjithë bota që e adhuruan performancën rrëqethëse. 

Në dhjetor 2020, Celine Dion u diagnostikua me Sindromën e Personit të ngurtë, një çrregullim neurologjik i rrallë dhe kronik që shkakton ngurtësi muskulare dhe ndonjëherë konvulsione të rënda. Dion u detyrua të ndalonte shfaqjet e saj live, e fundit prej të cilave daton në pranverën e vitit 2020.

celine dion lojerat olimpike

Sondazh

Poll