Aktualitet

51-vjeçari mbytet në bregdetin e Rrushkullit, pësoi arrest kardiak

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

27 Korrik 2024, 16:28 Nga S.B
51-vjeçari mbytet në bregdetin e Rrushkullit, pësoi arrest
foto ilustruese

DURRËS- Një person është mbytur ditën e sotme në bregdetin e Rrushkullit në veri të Durrësit. Mësohet se viktima është 51-vjeçari Ll.K nga Tirana.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit po dërgohet në morgun e Durrësit për tu bërë procedurat e nevojshme të autopsisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.

 

durres mbytet

Sondazh

Poll