Aktualitet

Trafikonte emigrantë me dokumente false në Britani, SHBA dhe Kanada, GJKKO lë në burg Leonardo Lamën

Sipas njoftimit është urdhëruar që Leonardo Lama të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit.

27 Korrik 2024, 15:52 Nga S.B
Trafikonte emigrantë me dokumente false në Britani, SHBA dhe Kanada,
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Leonardo Lamën. Ky i fundit është nën hetim për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.

Sipas njoftimit është urdhëruar që Leonardo Lama të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit.

Lama ishte pjesë e një grupi kriminal i cili insistonte në prodhimin e dokumentave te falsifikuara të identifikimit si dhe në dhënien ndihmë të emigrantëve për kalim të paligjshëm nëpërmjet manipulimit të procesit të aplikimeve për viza. Grupi kriminal ndihmonte qytetarët për kalim të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Kanadasë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 25.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Leonardo Lama, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal”.

2.    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 27.07.2024, vendosi:

3.    Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Leonardo Lama, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4.    Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Leonardo Lama, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

5.    Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

6.    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

leonardo lama viza false gjkko

Sondazh

Poll