Aktualitet

Aksident në Sarandë, përfshihen 4 mjete, një person përfundon në spital

Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 mjete. Aksidenti ka ndodhur në Qafë Gjashtë.

26 Korrik 2024, 14:03 Nga N.F
 
Aksident në Sarandë, përfshihen 4 mjete, një person
Aksidenti

SARANDË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në Sarandë. Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 mjete. Aksidenti ka ndodhur në Qafë Gjashtë.

Sipas burimeve një grua, mjeke nga Kruja, që ndodhej në njerën prej mjeteve është shoqëruar në urgjencën e Sarandës. Sipas bluzave të bardha shoqërimi i saj në spital është bërë më tepër për vetë kushtet e gruas ndërsa nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.


Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe po hetojnë për të përcaktuar shkakun ndërsa mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

sarande qafa gjashte aksident

Sondazh

Poll