Aktualitet

VIDEO/ "Kryeplaku dhe administratori kanë shitur ujin", banorët e Dukatit në protestë, çajnë tubacionet: Me ujin tonë s'ka shans

Kjo protestë e tyre ka ardhur pasi ata kanë probleme me ujin ndërsa kanë ata çarë tubacionet që do të shkonin në Palasë. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duken tubat të cilat nxjerrin me presion ujin pasi janë shpuar nga banorët. 

25 Korrik 2024, 20:53 Nga N.F
VIDEO/ "Kryeplaku dhe administratori kanë shitur ujin",
Protesta

DUKAT- Banorët e Dukatit janë mbledhur ditën e sotme në një protestë. Kjo protestë e tyre ka ardhur pasi ata kanë probleme me ujin ndërsa kanë ata çarë tubacionet që do të shkonin në Palasë. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duken tubat të cilat nxjerrin me presion ujin pasi janë shpuar nga banorët. 

Banorët në fjalën e tyre hedhin akuza ndaj kryepleqve dhe administratorëve se kanë shitur ujin. Gjatë thirrjes së tyre ata janë shprehur se mee ujin e tyre skanë shanse dhe se të mos ngatërrohen me Dukatit. Ata shtuan se është hera e parë që janë ngritur në protestë ndërsa shtuan se nuk ka shanse që askush të marrë uji nga fshati i tyre. 

 

 

proteste dukat uji

Sondazh

Poll