Aktualitet

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Athinë, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen tre shqiptarë dhe një grek

Grupi kriminal ushtronte aktivitet në shitjen e drogës në zona të ndryshme të Athinës.

25 Korrik 2024, 20:54 Nga S.B
EMRAT/ Shpërndanin drogë në Athinë, shkatërrohet grupi
pamje nga ngjarja

GREQI- Shkatërrohet një grup kriminal në Greqi. Mësohet e grupi kriminal përbëhej nga tre shqiptarë dhe një grek.

Grupi kriminal ushtronte aktivitet në shitjen e drogës në zona të ndryshme të Athinës. Në kuadër të një operacioni të organizuar, u arrestuan 3 shqiptarë dhe një grek, ndërkohë që u kryen 5 kontrolle banesash dhe një tjetër në një biznes.

Nga hetimet paraprake rezultoi se bëhet fjalë për një grup kriminal me veprimtari të vazhdueshme, me strukturë hierarkike dhe me role të dallueshme mes anëtarëve të tij, i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis, në zona të ndryshme të Athinës.

Për sa i përket metodologjisë së funksionimit, anëtarët e organizatës komunikonin kryesisht nëpërmjet aplikacioneve online (Viber), duke shmangur përmendjen e emrave në biseda për të vështirësuar identifikimin e tyre, ndërkohë që përdornin emra të koduar për lëndët narkotike që trafikonin. Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Arjel Tafilaj nga Selenica, ishte drejtuesi, i cili merrte çdo vendim lidhur me grupin, ndërsa ishte i informuar përpara se të merrej ndonjë veprim nga anëtarët e tjerë.

31-vjeçari Ledjo Harizi nga Luftinja e Memaliajt, si një anëtar kyç i grupit, zëvendësoi 43-vjeçarin aty ku ishte e nevojshme, duke mbajtur një biznes legjitim që grupi e përdorte për mbledhje dhe vendimmarrje.

55-vjeçari Viktor Leme nga Lushnja, kryente shpërndarjen e drogës dhe komunikimin me “klientët”, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e drejtuesve të organizatës, ndërsa 29-vjeçari grek Spyridon Antoniou furnizohej nga grupi i mësipërm dhe shpërndante sasi kokaine dhe cannabisi.

Gjatë operacionit policor, Arjel Tafilaj u arrestua teksa drejtonte automjetin tip “Smart” me targa IYP-2976, ndërsa me pas i’u sekuestrua edhe fuoristrada tip “Porsche Caynne” me targa shqiptare AB 766 JI që përdorej për transportin e drogës.

Gjatë kontrollit personal i’u gjetën 150 euro dhe 1 celular ndërsa gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën 1770 euro. Gjatë kontrollit personal të të dashurës së tij, shtetases shqiptare R. N, u gjetën 2250 euro, të cilat deklaroi se i’a kishtë lënë në ruajtje Tafilaj.

Ledjo Harizi u kap nga policia në drejtimin e automjetit me targa KNH-6034. Gjatë kontrollit personal i’u gjet 1 celular. Gjatë kontrollit në binzesin e tij u gjetën 4 celularë dhe 145 euro, ndërsa në banesë i’u gjetën 3750 euro, 52 dollarë, 500 lira suedeze, 1600 lek shqiptare, 1 pistoletë me mulli tip “S&WCTG” me 6 fishekë 38 mm, 1 pistoletë tip “COURT 9 COUPS UNIQUE”, 1 pistoletë me ajër tip “TSS”, 1 pistoletë replica me një krehër, 2 fishekë 9 mm, 48 fishekë 32 mm, 1 krehër me 8 fishekë 0.32, 1 thikë, 2 celularë, 2 karta SIM dhe automjeti “Opel Astra” me targa BKX-5340 që shërbente për transportin e drogës.

Viktor Leme u kap nga policia në drejtimin e mjetit “Fiat Panda” me targa ZNE-6901 dhe gjatë kontrollit personal i’u gjetën 350 euro dhe 1 celular. Gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën rreth 71 gram kokainë, rreth 33 gram cannabis, 1 peshore elektronike dhe 150 euro.

Policia greke ushtroi kontroll edhe në banesën e Ervin Lavane ku nuk e gjet asgjë e paligjshme. Por jashtë banesës së tij u gjet i parkuar automjeti tip “Audi A8” me targa shqiptare AB 227 MZ në pronësi të Ledjo Harizi, i cili u sekuestrua si produkt i përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Nga hetimet e policise greke dyshohet se 3 shtetasit shqiptarë kanë bashkëpunuar në mbi 300 raste shitjeje të lëndëve narkotike.

Gjatë caktimit të masës së sigurisë, 3 shtetasit shqiptarë janë lënë në “Arrest në burg” duke u transferuar në burgun e Koridhalos.

droge ne greqi shqiptare grup kriminal

Sondazh

Poll