Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit, Rrugorja ‘’ndëshkon’’ këmbësorët dhe drejtuesit e patinave elektrike

Gjithashtu në pamjet e publikuara nga policia rrugore, vihet re që këmbësorët kalojnë pa respektuar semaforin, ndërsa patina elektrike kalojnë në korsi jo të dedikuara për to.

25 Korrik 2024, 14:36 Nga E. D
Shkelën rregullat e qarkullimit, Rrugorja
fotot ilustruese

TIRANË- Policia rrugore në tiranë ka gjobitur disa këmbësore dhe drejtues patinash elektrike pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu në pamjet e publikuara nga policia rrugore, vihet re që këmbësorët kalojnë pa respektuar semaforin, ndërsa patina elektrike kalojnë në korsi jo të dedikuara për to. Teksa rrugorja është në terren, bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor

Njoftimi i Policisë:

Në këtë video shfaqen disa përdorues të patinave elektrike, si dhe këmbësorë, duke lëvizur në korsi jo të dedikuara për to, por në kundështim me rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke rrezikuar jetën.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë monitoron çdo rrugë të kryeqytetit dhe i bën thirrje çdo qytetari të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor. 

Sondazh

Poll