Art&Argëtim

‘S’ka kupë, fitore që më jep atë…’, Elvana Gjata reagon për herë të parë për garën e ‘pa

10 Dhjetor 2019, 10:23 Nga DOSJA
‘S’ka kupë, fitore që më jep atë…’,

TIRANË- Këngëtarja Elvana Gjata përgjigjet për herë të parë indirekt për akuzat që i janë bërë gjatë javëve të fundit se do të jetë ajo fituesja e Festivalit të Këngës në RTSh. Gjata, e cila garon me këngën me titull “Me tana”, ka postuar  në Instagram, pjesë nga kënga dhe ndër rreshta thotë se “Nuk ka kupe, fitore, festival që mund të më japi atë që ju me keni dhënë në më shumë se një dekadë…”, duke lënë të kuptohet se për Elvanën nuk ka rëndësi fitorja dhe bileta për Eurovizion.

 

Nuk mund ta mohoj qe mbushem me jete kur shoh qe kenga qe kam shkruar prej shpirtit per ju ,po ju jep gezim! Nuk ka kupe, fitore, festival qe mund te me japi ate qe ju me keni dhene ne me shume se nje dekade. . .Perulem para jush! Taaaan jeten ju dua me tana!

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

 

Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture diana ziu elvana gjata festivali i këngës në rtsh diana ziu elvana gjata festivali i këngës në rtsh

Sondazh

Poll