Art&Argëtim

Luftë në familjen Kardashian, Kim me motrat dhe nënën e tyre kërcënojnë Kourtneyn: Duhet të jemi të ndershme…(VD)

10 Dhjetor 2019, 10:04 Nga DOSJA
Luftë në familjen Kardashian, Kim me motrat dhe nënën e tyre

SHBA– Kim Kardashian është një ndër emrat më të përfolur në median rozë në mbarë botën për jetën që ajo bën dhe postimet që ndan me fansat vazhdimisht në rrjetet sociale.

Ajo sëbashku me motrat e saj njihen për bizneset dhe jetën luksoze që ata bëjnë.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se Kimi ka kërcënuar Kourtneyn me përjashtim nga puna si shkak i një debati të ashpër që  kanë pasur me njëra-tjetrën.

Biznesmenja 39-vjeçare është ndjerë shumë keq teksa ka qenë e ftuar në emisionin “reality” , mbrëmjen e së dielës ku edhe ka sulmuar të motrën e saj me fjalë të rënda, vetëm për faktin që nuk foli dhe u shpreh për jetën e saj private para kameras për publikun e gjerë.

Kim e ka bërë këtë kërcënim pasi sipas saj e gjithë  famija bashkë me motrat Kourtney, Khloe dhe nënën Kris Jenner të cilat janë të përfshira në jetën publike prandaj këmbëngulin dhe kanë  kërcënuar Kourtneyit që kjo e fundit të jetë e hapur me publikun, në të kundërt  të largohet sepse nuk i përket kësaj jete.

“Puna jonë është që të jemi të hapura dhe të ndershme dhe të tregojmë shumë nga jeta e jonë. Ashtu sikurse në vitet e kaluara edhe tani, Kourtney nuk ka qenë shumë e hapur për të folur për jetën e saj personale para kamerës.”- i është shprhur njërit prej producentëve Kim.

Burimi:  Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kim kardashian kourtneyn kim kardashian kourtneyn

Sondazh

Poll