Politike

Reforma Zgjedhore/ Alibeaj: Do hyjnë në Kuvend ata që do i lëpijnë menderen Kryetarit

Alibeaj u shpreh se me propozimet e sotme nuk ka më herës, por ndarjen e deputetëve në dy shtresa, ata të privilegjuarit dhe pala tjetër.

24 Korrik 2024, 20:08 Nga S.B
Reforma Zgjedhore/ Alibeaj: Do hyjnë në Kuvend ata që do i
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj nga Komisioni i Ligjeve, është shprehur se ky sistem favorizon vetëm partitë e mëdha si PS, duke rikthyer listat e bllokuara të vitit 2008. Sipas Alibeaj ky sistem që është sot është sistemi i lëpirjes së “menderes” së kryetarit.

Më tej ai shton se do i dalë kundër kryetarit pasi ky është demokratizim i partive politike. Alibeaj u shpreh se me propozimet e sotme nuk ka më herës, por ndarjen e deputetëve në dy shtresa, ata të privilegjuarit dhe pala tjetër.

Fjala e plotë:

Alibeaj: Pazar, ju mbani qeverinë, pjesa tjetër mban opozitën. Çështja e herësit meqë është edhe më e prekshme, sipas llogarive, 30% e listës është e mbyllur që do të thotë nga 46-47 deputetë të parlamentit tjetër do jenë deputetë edhe sikur 0 vota të marrin. Tirana ka 36 mandate, 1/3 janë 12. Do të thotë nga i pari tek i 12, sikur 0 vota të marrin, këta janë deputetë. Nga i 13 e me radhë do ketë një garë. Po një parti që nuk merr dot 12? Miminalisht 46-47 janë prurje e kryetarit. Më falni cila është ajo parti e madhe që merr kaq? Vetëm PS. Çdo parti tjetër që ka qenë e madhe, por nuk është më e tillë, me pak gjasa e kap këtë listë. Është rikthim tek listat e bllokuara të 2008. Ishte mirë herësi 10 mijë vota, se ndonjë si Majko e kalonte. Sot s’ka më herës. Ndahet në dy shtresa, deputetët e privilegjuar, janë aty për një arsye se lëpijnë mendrën e kryetarit. Ka ca deputetë të tjerë që përpiqen, që do të lëpijnë menderen e qytetarit. Ky sistem që është sot është sistemi i lëpirjes së menderes të kryetarit, është mirë që kemi një sistem të lëpirjes së menderit të qytetarit. Lërë te hapur, kush e merr hallall. Do i dalë kundër kryetarit. Ky është demokratizim i partive politike.

enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll