Art&Argëtim

Rikthimi i Katy Perry-t në muzikë një dështim? Kënga e re "ngec" në vendet e fundit të top listave

Albumi i fundit i Perry, “Smile”, u publikua në vitin 2020 dhe - megjithëse kishte komente të përziera - goditi pesëshen më të mirë në MB dhe SHBA.

24 Korrik 2024, 16:53 Nga S.B
Rikthimi i Katy Perry-t në muzikë një dështim? Kënga e
Katy Perry

SHBA- Rikthimi i këngëtares Katy Perry ka dështuar pasi “Woman's World”, kënga e parë nga albumi i saj i ri, debutoi në vendin e 63-të në listën amerikane dhe në vendin e 47-të në MB. Është një rikthim zhgënjyes në muzikë për yllin e popit, e cila do të publikojë albumin e saj të shtatë në shtator.

Përveçse është “copëtuar” në mediat sociale, kënga dhe videoja e saj janë pasqyruar në mënyrë kritike, me shumë njerëz që mendojnë se mesazhet e saj feministe janë jashtë çdo limiti.

Në këngë, Perry këndon për gratë që janë motra, nëna, kampione, fituese dhe superheroina ndërsa janë seksi dhe me vetëbesim.

"Është bota e një gruaje, dhe ju jeni me fat që jetoni në të" thuhet në këngë.

Albumi i fundit i Perry, “Smile”, u publikua në vitin 2020 dhe - megjithëse kishte komente të përziera - goditi pesëshen më të mirë në MB dhe SHBA. Kënga e saj e parë “Daisies” arriti kulmin në vendin e 37 në tabelën në Mbretërinë e Bashkuar.

katy perry womans world

Sondazh

Poll