Art&Argëtim

Rikthehet në skenë Celine Dion, do të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, zbulohet se sa do të paguhet për një këngë

Ikona arriti në Paris të hënën dhe burime thonë për TMZ se ajo po përgatitet të dalë në skenë të premten.

23 Korrik 2024, 19:02 Nga S.B
Rikthehet në skenë Celine Dion, do të performojë në
Celine Dion

PARIS- Këngëtarja ikonike Celine Dion do të performojë të premten në ceremoninë e hapjes për Lojërat Olimpike 2024 në Paris. Ikona arriti në Paris të hënën dhe burime thonë për TMZ se ajo po përgatitet të dalë në skenë të premten.

Mësohet se Dion do të paguhet 2 milionë dollarë dhe kjo vlen vetëm për NJË këngë. Përveç tarifës së saj të performancës, Olimpiada po paguan edhe faturën e udhëtimit duke përfshirë avionin, vaktet si dhe xhirot me varka.

Në dokumentarin e saj, "I Am: Celine Dion", ajo u zotua të kthehet në skenë dhe nuk ka vend më të madh se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike për ta bërë këtë. Dion vuan prej vitesh nga Sindroma Stiff-Person.

Sindroma e njeriut të ngurtë është një sëmundje dobësuese që e bën trupin të ngrijë ndonjëherë për orë të tëra dhe është tepër e dhimbshme. Ka shumë të ngjarë që Celine të performojë pikërisht përballë kullës Eiffel, sepse ceremonia e hapjes do të mbahet përgjatë brigjeve të Senës.

celine dion lojerat olimpike paris

Sondazh

Poll