Art&Argëtim

Ryan Reynolds zbulon emrin e fëmijës së tij të katërt gjatë premierës së "Deadpool & Wolverine"

Me rastin e premierës së filmit “Deadpool & Wolverine” në Nju Jork, ylli u ngjit në skenë dhe falënderoi individualisht secilin pjesëtar të familjes që mori pjesë në këtë event.

23 Korrik 2024, 20:07 Nga S.B
Ryan Reynolds zbulon emrin e fëmijës së tij të katërt
Blake dhe Ryan

SHBA- Aktori Ryan Reynolds ka zbuluar emrin e fëmijës së tij të katërt me gruan Blake Lively, një vit e gjysmë pas lindjes së tij. Me rastin e premierës së filmit “Deadpool & Wolverine” në Nju Jork, ylli u ngjit në skenë dhe falënderoi individualisht secilin pjesëtar të familjes që mori pjesë në këtë event.

“Dua të filloj duke falënderuar gruan time Blake, e cila është këtu” tha ai. “Dua të falënderoj fëmijët e mi James, Inez, Betty, Olin që janë këtu.”

Siç bëri të ditur aktori, fëmija i tyre i katërt quhet Olin dhe është djalë.

Aktori i njohur, pasi i gjithë publiku nisi të qeshë dhe brohorasë vazhdoi: Më pëlqen që e gjithë familja ime është këtu.

Lively vodhi shfaqjen në tapetin e kuq e veshur me një jumpsuit të kuq me dantella dhe doreza të zeza. Në shkurt të vitit 2023, çifti i famshëm, duke pasur tre vajza, mirëpritën fëmijën e tyre të katërt dhe deri më sot nuk kishin bërë asnjë deklaratë përkatëse për emrin apo gjininë e tij.

Siç raporton ET, ata konsiderohen si një nga çiftet më të dashur dhe magjepsës të Hollivudit dhe kanë zgjedhur t'i mbajnë fëmijët e tyre larg syrit të publikut. Filmi “Deadpool & Wolverine” do të shfaqet në kinema më 24 korrik.

ryan reynolds blake lively

Sondazh

Poll