Politike

Tërmeti/ Rama nxjerr pamje të shembjes së pallatit në pak sekonda: Çdo godinë e dëmtuar në strukturë do të rrëzohet(V

10 Dhjetor 2019, 08:52 Nga DOSJA
Tërmeti/ Rama nxjerr pamje të shembjes së pallatit në pak

Tiranë- Për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se çdo pallat i dëmtuar në strukturë do të shembet.

“Çdo pallat i dëmtuar në strukturë do të shembet dhe çdo pallat i dëmtuar vetëm në muratura do të meremetohet”, shprehet ai në një postim në Instagram. Ai ka publikuar  pamje nga shembjen e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dje në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të bëhet me detyrim sigurimi i banesës në rast të fatkeqësive natyrore. Sipas kreut të qeverisë  në terren janë “261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme në momentin aktual, 2137 banesa të dëmtuara rëndë, 851 pallate me dëmtime të mesme ose të lehta. 4618 banesa me dëme të mesme”. Rama shtoi se do të ketë një ligj të posaçëm për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 personambi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll