Bota

Masa drastike pas akuzave për doping: Rusia përjashtohet nga çdo aktivitet ndërkombëtar sportiv

9 Dhjetor 2019, 11:20 Nga DOSJA
Masa drastike pas akuzave për doping: Rusia përjashtohet nga

RUSI– Rusia është përjashtuar opër katër vite nga çdo aktivitet ndërkombëtar sportiv, pas akuzave të vazhdueshme të dopingut.

Ky vendim është ndërmarrë nga Agjencia Botërore Anti-Doping, në Lozanë të Zvicrës, pasi Rusia u shpall fajtore për manipulimin e të dhënave laboratorike që iu dorëzuan hetuesve. 

Tashmë shteti Rus nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në asnjë lloj gare sportive si Botërori i Katarit, Lojërat Olimpike por edhe në Kampionatin Evropian 2020.

Rusia ka kohë 21 ditë për të apeluar vendimin e marrë nga agjencia.

Nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare shkruajnë se sportistët që do të arrijnë të vërtetojnë se nuk janë prekur nga skandali i dopingut do të lejohen të garojnë, por me një flamur tjetër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota agjencia botërore anti-doping rusia perjashtohet nga garat sportive agjencia botërore anti-doping rusia perjashtohet nga garat sportive

Sondazh

Poll